Bayerni mbetet pa portier për sfidën ndaj Atalantës
Pavarësisht fitores 1-6 në ndeshjen e parë në Bergamo ndaj Atalantës, e vlefshme për fazën 1/16-ve në Champions League, Bayern gjendet në një moment delikat për ndeshjen e kthimit ndaj italianëve.
e
Aktualisht, Bayern nuk ka asnjë portier në dispozicion. Manuel Neuer, Christian Früchtl, Sven Ulreich dhe Josip Klanac, janë të katërt të dëmtuar, duke i vënë bavarezët në një situatë aspak të zakonshme për sfidën e radhës, ku më e afërta është në mesjavë.
Në këtë situatë, drejtuesit e Bayern-it kanë thirrur dy portierë të rinj nga ekipi i moshave që nuk kanë luajtur kurrë një ndeshje profesionale: 16-vjeçarin Leonard Prescott dhe 19-vjeçarin Jannis Bartl. Njëri prej tyre do të debutojë me ekipin e parë të Bayern dhe do të zbresë për herë të parë në fushë në një ndeshje në Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

