Bayerni mendon zgjatjen e huazimit të Philippe Coutinhos
Mediat në Gjermani janë të bindura se Barcelona mund të lejojë zgjatjen e huazimit të Philippe Coutinho te Bayerni. Kampionët e “freskët” të Bundesligës janë të gatshëm që të mbajnë brazilianin edhe përtej 30 qershorit, kur përfundon zyrtarisht huazimi i tij në Bavari.
Trajneri Hans-Dieter Flick beson në vlerat e Coutinhos, ndaj dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të vijojë që të mbetet pjesë e ekipit gjerman. Për momentin futbollisti po punon për t’u rikthyer në fushë pas një dëmtimi në kavilie që e ka mbajtur jashtë fushave për një periudhë të gjatë.
Coutinho mund të kthehet në një elementë shumë të rëndësishëm në Champions League, që është synimi i radhës i madh për Bayernin. Forma fantastike e bavarezëve në javët e fundit dhe suksesi 3-0 në ndeshjen e parë kundër Chelsea-t në Londër, do ta kthejnë në formalitet sfidën e kthimit. /R.Lika-Koha Jone/