FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni mund me lehtësi Werder Bremen dhe blindon kreun (VIDEO)

Bayerni nuk ka ndërmend të ndalet në Bundesligë, teksa ka koleksionuar fitoren e tretë radhazi. Skuadra e Flick mundi 3-1 Werder Bremen në transfertë.

Goretzka zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të me një goditje me kokë. Në minutën e 35-të, pas një aksioni të bukur, Muller shërben një asist për Gnabry, i cili me një thjeshtësi të madhe e dërgon në kuadrat topin.

Në fraksionin e dytë nuk mund të mungonte as firma e Lewandowskit, i cili realizoi me lehtësi brenda zonës. Vendasit shënuan ndërkohë një gol nderi me Fullkrug. Bayerni mbetet në krye me 58 pikë, 5 më shumë se Leipzig.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sfidat e tjera spikat fitorja me goleadë 5-0 e Wolfsburgut kundër Schalkes, teksa Mustafi do të realizonte autogol. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?