FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni mund me “poker” Lazion, Cheisea fiton me një “perlë” të Giroud ndaj Atleticos (VIDEO)

Bayern Munich thuajse ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale në Champions League. Kampionët e Europës fituan 4-1 në “Olimpico” ndaj Lazios, teksa do të jetë thjeshtë një formalitet sfida e kthimit. Musacchio i dhuroi golin e parë Lewandowskit në minutën e 9-të me një kthim të gabuar të topit.

Bavarezët nuk u ndalën me kaq, pasi në fraksionin e parë do të shënonin dy gola të tjerë me Musiala dhe Sane. Në fillimin e pjesës së dytë Acerbi e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij. Dy minuta më pas Correa shënoi golin e nderit, por që duket se do të ketë pak vlera. Një diferencë e frikshme mes të dyja skuadrave.

Chelsea dominon dhe fiton minimalisht 1-0 sfidën e parë ndaj Atletico Madrid. Dueli i luajtur në fushën asnjanëse në Bukuresht dhuroi shumë emocione, por fraksioni i parë u mbyll pa gola. Në minutën e 70-t, Oliver Giroud bën një veprim fantastik në zonë, duke shënuar me roveshatë. Aksioni u pa edhe më VAR duke u akorduar si i rregullt. Në minutat e fundit Blutë e Londrës administruan rezultatin, ndërkohë që Los Colchoneros nuk dhanë shenja reagimi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?