Bayerni nga një tjetër planet për Barcelonën, e shkatërron dhe e eliminon që në grupe (VIDEO)

Bayerni është kthyer në një makth të vërtetë për Barcelonën në Champions League. Skuadra katalanase është eliminuar nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube që në fazën e grupeve, pasi mbrëmjen e sotme u shkatërrua 3-0 në “Allianz Arena”.

Ndeshje pa shumë histori, me ekipin e Nagelsmann që duket nga një tjetër planet duke e krahasuar me spanjollët. Muller zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-t, ndërkohë që Sane do të dyfishonte me Leroy Sane me një super gol nga distanca. Në pjesën e dytë Musiala do të shënonte dhe golin e tretë.

Në fazën tjetër kualifikohet Benfica që mori një fitore të pastër 2-0 ndaj Dinamo Kiev. Yaermchuk në minutën e 16-të dhe Gilberto 8 minuta më pas ishin autorët e golave. United nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Young Boys, por e mbyll në vendin e parë në Grupin F. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP