Bayerni ngulmon për Yldiz, por një “sy” e ka dhe nga talenti që po shpërthen në Angli

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Bayern Munich po mendon sërish për Kenan Yildiz, talentin turk të lindur në Ratisbonë, shumë i lidhur me komunitetin turk në Gjermani.

Klubi bavarez ka kohë që ndjek me interes zhvillimin e numrit 10 të Juventusit dhe sipas burimeve, ka pasur kontakte të fshehta, edhe pse pa hapa konkretë apo tentime për ta bindur lojtarin të largohet.

Qëllimi i Bayern është që të marrë dy talente që kanë shkëlqyer me Juventusin, Yldiz dhe Huijsen. Mbrojtësi holandez, tashmë pjesë e Bournemouth, u shit nga Juventus verën e kaluar për 15.2 milionë euro plus 3 milionë bonuse, me bardhezinjtë që ruajtën vetëm 10% të rivlerësimit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bayern pritet të jetë në garë për Huijsen këtë verë, edhe pse lojtari – tashmë pjesë e kombëtares spanjolle – ëndërron të veshë fanellën e Real Madridit. Për të do të ketë një ankand veror, ndërsa për Yildiz, Juventusi duket se nuk dëshiron ta largojë, madje po përgatit rinovimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?