Bayerni nis të mendojë për yllin e Barcelonës për verën e ardhshme

E ardhmja e Dani Olmos mund të jetë larg “Camp Nou”. Fantazisti spanjoll, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2030, sipas mediave spanjolle, mund të jetë një nga emrat që klubi katalanas do të shesë në merkaton e verës.

Sipas “Fichajes”, Bayern Munich po ndjek me kujdes situatën e tij dhe ka nisur të përgatitet për një ofertë konkrete. E kaluara e Olmos te Leipzig pritet ta lehtësojë rikthimin e tij në Bundesligë, ku ai ka lënë gjurmë me paraqitjet e shkëlqyera para transferimit te Barça.

Ai mund të jetë një goditje e rëndësishme për ekipin bavarez, pasi nuk përjashtohet mundësia që të largohet dhe Harry Kane në verën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?