Bayerni nuk e do, Interi bën gati rikthimin e yllit brazilian

Në merkaton e verës, Barcelona duhet të zgjidhë një çështje delikate sa i përket të ardhmes së Philippe Coutinho. Braziliani për momentin është në formë huazimi te Bayern Munich

Skuadra gjermane ka opsionin e blerjes, por sipas portalit “Sport.es”, për momentin kanë vendosur që të mos ta përdorin për transferimin me vlerë 90 milionë euro.

Sipas mediave spanjolle, për Coutinhon ka interes nga Interi dhe Chelsea, por zikaltrit duken më këmbëngulës, me Conten që do të gjente fantazistin e munguar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP