
Bayern Munich nga nesër do të rikthehet në stërvitje, pavarësisht se ende nuk ka një datë për rinisjen e kampionatit. Futbollistët e Hans-Dieter Flick, i cili firmosi dje kontratën deri në vitin 2023, do të nisin përgatitjet duke respektuar rregullat e koronavirusit.
Gazeta “L’Equipe” raporton se futbollistët do të stërviten të ndarë në 5 grupe me nga katër lojtarë. Çdo grup do të stërvitet në momente të ndryshme për të evituar kontaktet me lojtarët e tjerë.
Ekipi gjerman në këtë mënyrë do të ndahet në 4 fusha të ndrysmë. Pas stërvitjeve lojtarët do të marrin vaktin e drekës me vete dhe do të shkojnë në shtëpi për të bërë dush. Disa skuadra gjermane në fakt kanë injoruar emergjencën e Covid-19, duke nisur që tani përgatitjet. /R.Lika-Koha Jone/
