Bayerni prezanton blerjen e tretë: Dita më e lumtur e jetës sime!
Bayern Munich bën goditjen e radhës në merkato. Rekordmenët e futbollit gjerman kanë prezantuar Joao Palhinhan si lojtarin më të ri të skuadrës së Vincent Kompany.
Mesfushori portugez vjen nga Premier League, kampion ku ishte pjesë e Fulhamit. Rreth 51 mln euro do të paguajnë bavarezët për kartonin e 29-vjeçarit.
Palhinha ka firmosur deri në vitin 2028 me klubin e madh gjerman. Mesfushori është pjesë e rregullt e kombëtares portugezë (31 ndeshje, 2 gola).
Lojtari luzitan është përforcimi i tretë i Bayernit, që më parë ka siguruar shërbimet e japonezit Hiroki Ito dhe francezit Michael Olise.