Bedi Buval në Vlorë, Flamurtari i paguan 120 mijë euro rrogë (Foto)

Flamurtari këtë sezon kërkon më shumë nga sulmi.  Pasi ka dalë nga objektivi për titull, ekipi vlonjate e ka të vështirë të arrijë edhe ndonjë nga tre vendet a para, që të sigurojë pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Megjithatë, fitimi i Kupës së Shqipërisë është objektiv që Flamurtari kërkon ta arrijë medoemos që të përsërisë suksesin e një sezoni më parë. Finalizimi i aksioneve ka qenë një problem më vete për vlonjatët, që në ditët e fundit të merkatos së dimrit kanë bërë edhe goditjen e radhës. Bedi Buval mund të jetë zgjidhja që kuqezinjtë kërkonin për sulmin, teksa Flamurtari zyrtarizoi blerjen e francezit nga ekipi i Olhanenses, në Portugali. Buval, 28 vjeç, firmosi një kontratë prej 2 vjet e gjysmë me vlonjatët, nga e cila do të përfitojë 11 mijë euro në muaj. Buval është një futbollist me përvojë ndërkombëtare pasi ka luajtur së fundmi si titullar në Portugali me ekipin e Kategorisë së dytë Portugeze Olhanense, por gjithashtu ai ka pasur dhe përvoja të rëndësishme në karrierë me ekipe si Nancy, Bolton, Academica, Pacos Ferreira apo Panionis.  Sulmuesi 28 vjeçar është një qendërsulmues tipik. Sezonin më produktiv për Buval ka qenë në radhët e ekipit të Feirenses, me të cilën realizoi 8 gola në 20 ndeshje. Kjo blerje për Flamurtarin,do të thotë se skuadra vlonjate nuk ka hequr dorë nga pretendimet për të arritur të paktën një vend në Europa League. Edhe pse Flamurtari është akuzuar se në ndeshjen e fundit ndaj Teutës fitoi në kohë shtesë, 2-1, por rezultati dyshohet se u manipulua, drejtuesit vlonjatë me këto përforcime kërkojnë një pjesë të dytë, ndryshe nga ajo e para.  

 

Bedi Bastien Buval

Swiss Digital Desktop Reklama

Datëlindja:          16 qershor 1986 (28 vjeç)

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendlindja:         Domont, France

Gjatësia:  1.86 m (6 ft 1 in)

Roli: Sulmues    

Karriera

Të rinjtë

2002–2006:  Nancy – Bolton

Profesionale:                                    

Sezoni   –  Eekipi –                              Nd. –   Gola

2006-     Bolton                                  0              (0)

2006–2007           Red Star SO           12           (1)

2007–2009           Randers                 57           (15)

2009–2010           Panthrakikos           17           (3)

2010       Panionios                             9              (0)

2010–2011           Lechia Gdańsk         23           (2)

2011–2012           Feirense                 20           (8)

2012       Göztepe                              13           (0)

2013       Vejle Kolding                        10           (2)

2013       Académica                            7              (0)

2014       Paços Ferreira                      11           (0)

2014–    Olhanense                            13           (1)

2015-Flamurtari                                  –              –

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?