Befasi në Premier League, Hull City mbyll pjesën e parë 2-0 ndaj United
Një nisje surprizuese në Premier League, teksa Hull City po fiton 2-0 ndaj Manchester United pas 45 minutave të para, në ndeshjen e javës së parë të kampionatit anglez.
Skuadra e sapongjitur në elitë ka befasuar “Djajtë e Kuq” me një paraqitje të fortë dhe efikase, duke shfrytëzuar në maksimum goditjet standarde.
Semi Ajayi zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të, ndërsa Nobel Mendy dyfishoi avantazhin në minutën e 38-të. Të dy golat erdhën pas situatave nga goditjet standarde, duke nxjerrë në pah problemet e Manchester United në mbrojtje.
“Djajtë e Kuq” kanë 45 minuta në dispozicion për të reaguar dhe për të shmangur një nisje zhgënjyese të sezonit të ri.
Hull City [2]-0 Manchester United – Nobel Mendy 38′
by
u/xggq in
soccer
KOHA JONË SONDAZH

