Befason merkato e Flamurtarit, “blen” kryeministrin Edi Rama!
Vlora dhe në veçanti stadiumi Flamurtarit kanë patur një vizitor të pazakontë dhe special gjatë ditës së sotme. Impianti tek i cili po punohet për shtrimin e fushës së blertë është vizituar sot nga kryeministri i vendit Edi Rama, që në faqen zyrtare të klubit është prezantuar nga administratori Sinan Idrizi, si përforcimi radhës. Kryeministri ka përfituar nga prania e tij në qytetin bregdetar për të parë nga afër punën në stadiumin Flamurtari, aty ku është duke u shtruar tapeti i gjelbër. Rama është po ashtu deputet i këtij qarku. Burime pranë klubit Flamurtari bëjnë me dije se numri një i qeverisë është interesuar edhe për projektin që kanë drejtuesit e klubit vlonjate, për stadiumin e ri që pritet të ndërtohet në pyllin e Sodës. Flamurtari do të luajë ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Teutës jashtë stadiumit të vet, teksa inagurimi i fushës pritet të bëhet në javën e 3 në sfidën ndaj Laçit.
KOHA JONË SONDAZH

