Behgjet Pacolli: Përgëzova punëtorin e madh të kombëtares, Gani Abazin
Behgjet Pacolli, miliarderi i njohur kosovar dhe ish-president për pak kohë i Kosovës, është kthyer në një tifoz të zjarrtë të kombëtares sonë.
Ai bëri bujë edhe për mediat daneze, pasi shkoi me një avion privat për të mbështetur kuqezinjtë, në përballjen me Danimarkën.
Pacolli, duket se ka mbetur i kënaqur me lojën dhe rezultatin, ndaj dhe pas ndeshjes ka takuar trajnerin kuqezi, Gianni de Biasi, për ta përgëzuar.
“Pas përfundimit të ndeshjes, përgëzova edhe punëtorin e madh të kësaj Kombëtareje të suksesshme, Gianni de Biasi, apo si i thonë shqiptarët, Gani Abazi,” – shkruan Behgjet Pacolli.
KOHA JONË SONDAZH

