Bekim Balaj feston 25 vjetorin
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Bekim Balaj, feston sot 25-vjetorin.
Futbollisti ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook, ku ndodhet bashkë me mikun dhe shokun e tij të skuadrës Odise Roshi, dhe të dy, me gishtat e duarve tregojnë numrin 25.
Balaj dhe Roshi aktivizohen me ekipin e Rijekas në Kroaci. Balaj është lojtari që shënoi një gol të mrekullueshëm në fitoren historike përballë Portugalisë në Lizbonë.
Tani Bekimin dhe lojtarët e tjerë shqiptarë i pret një sfidë më e madhe që është ajo e Euro 2016 në Francë
KOHA JONË SONDAZH

