Bekim Balaj shënon tripletë në fitoren 8-0 të Sturm Graz (VIDEO)

Sulmuesi shkodran Bekim Balaj e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në Austri. Skuadra ku militon 29-vjeçari, Sturm Graz luajti mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për fazën e 1/32-ave të Kupës së Austrisë, përballë skuadrës modeste të SV Innsbruck dhe arriti të kualifikohet më tej, falë fitores spektakolare 8-0.

Bekim Balaj qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë plot 3 herë, duke shënuar golin e hapjes pas vetëm katër minutash lojë, golin e katërt po në pjesën e parë dhe golin e fundit në minutën e 86’ të takimit.

Kjo është nisja më perfekte e sezonit për sulmuesin shkodran, i cili është pjesë Sturm Gracit që prej verës së kaluar dhe me fanellën e klubit austriak numëron 8 gola të shënuar në 18 ndeshje.

SHKARKO APP