Belgjika shpëton nga humbja ndaj Egjiptit të Salah

Belgjika e ka nisur me një hap fals aventurën e saj në Kupën e Botës 2026, duke barazuar 1-1 ndaj Egjipti në ndeshjen e parë të Grupit G. Dy skuadrat ndanë nga një pikë në sfidën e zhvilluar në kuadër të raundit të parë, në një grup ku bëjnë pjesë edhe Irani dhe Zelanda e Re.

Egjiptianët kaluan në avantazh në minutën e 19-të falë një aksioni të shkëlqyer të ndërtuar nga Mohamed Salah, i cili në ditën e 34-vjetorit të tij dhuroi asistin për Emam Ashour. Mesfushori egjiptian finalizoi me sukses, duke i dhënë epërsinë “Faraonëve”.

Belgjika reagoi dhe krijoi disa raste për të rikthyer ekuilibrat. Rasti më i mirë erdhi nga Kevin De Bruyne, i cili goditi shtyllën direkt nga një goditje dënimi, duke qenë shumë pranë golit të barazimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Djajtë e Kuq” arritën të riktheheshin në lojë në minutën e 66-të. Pas një depërtimi të rrezikshëm në zonë nga Romelu Lukaku, mbrojtësi egjiptian Mohamed Hany devijoi topin në portën e tij, duke shkaktuar autogol dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë barazim, Belgjika dhe Egjipti sigurojnë pikën e parë në Grupin G, ndërsa gara për dy vendet që çojnë në fazën tjetër të Botërorit mbetet plotësisht e hapur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?