Benjamin Kololli, lideri ofensiv që po shkëlqen me FC Sionin
Benjamin Kololli, një nga figurat kryesore të FC Sionit, vazhdon aventurën në futbollin zviceran. Futbollisti me origjinë nga Kosova, është rikthyer te FC Sion pas periudhës te FC Basel dhe ka qenë një lojtar i rëndësishëm për ekipin valaisan. Kololli i lindur në Aigle të Zvicrës, ka një karrierë të pasur ku ka luajtur për klube si FC Zürich, Shimizu S-Pulse dhe FC Basel, ndërsa prej vitit 2025 është pjesë e FC Sionit. Me përvojën e tij dhe paraqitjet për Kombëtaren e Kosovës, Kololli vazhdon të jetë një prej lojtarëve më me eksperiencë shqiptarë në kampionatin zviceran. Benjamin Kololli mbetet një emër që ndiqet nga afër nga tifozët kosovarë, sidomos për kontributin e tij në krahun ofensiv.
KOHA JONË SONDAZH

