Benzema i kthen Realit “buzëqeshjen”, Barcelona “ngec” në Valencia

 

Barcelona barazon 1-1 në Valencia, dhe përfitojnë Reali e Atletiko që fitojnë  në takimet e javës së 14-të në Premier Divizion duke rihapur garën për titull. Barcelona kryeson me 34 pikë, por Atletico e ndjek me dy pikë pas dhe Reali ndodhet në vend të tretë katër pikë larg kreut.

Reali luajti para tifozëve vendas, për herë të parë pas humbjes 4-0 ndaj Barcelonës dhe “likuidoi” pa probleme një Getafe e cila u dorëzua pa kushte, që në pjesën e parë ku madrilenët shënuan katër herë. Ndeshja u mbyll 4-1, pas një pjese të dytë pa shumë emocione. Breshëria e golave ndali disi tërbimin e tifozëve që vërshëllyen pak Cheryshevin, shumë Benitezin dhe kënduan kore “Florentino dimision”. Karim Benzema shënoi dy golat e parë për Realin. Kur u mbushën 30 minuta lojë erdhën golat e shënuar nga Bale dhe Ronaldo. Uellsiani përfitoi nga një asist i portugezit, më pas “CR7” shënoi golin e katërt, gjatë një kundërsulmi ku rolin kryesor e luajti Modriç, me futbollistët e Getafe që kërkonin penallti. Pas tetë muajsh, të tre sulmuesit e Realit shënuan së bashku në një ndeshje. Hera e parë që ndodhi me Benitezin si trajner. Në pjesën e dytë nuk ndodhi praktikisht asgjë. Reali nuk sulmonte më furishëm dhe Getafe që nisi të luajë si e barabartë arriti edhe të shënojë golin e nderit me anë të Leon, në minutën e 25-të. Megjithatë, Reali dhe Benitez  marrin një frymëmarrje oksigjeni, tre ditë pas skandalit Cheryshev, që solli eliminimin nga Kupa e Mbretit. Beteja për titull rihapet  tashmë teksa Reali dhe Atletico kanë ngushtuar diferencën me Barcelonën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Real Madrid Getafe 4-1

Swiss Digital Mobile Reklama

Shënues: Benzema 4’, 16’, Bale 35’, Ronaldo 38’ / Alexis 70’

Granada-Atletico Madrid             0-2

Shënues: Godin 20’, Grizeman 76’

Velencia Barcelona 1-1

Suarez 56’/ Mina 86’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?