Bergomi: Interi ka skuadër më të fortë, por Juventus ka kalendar më të thjeshtë

Komentatori i Sky dhe ish-lojtari i Interit, Bepe Bergomi, ka folur për garën mes Interit dhe Juventusit për titullin kampion në Seria A.

“Juventusi ka një kalendar më të thjeshtë në letër, ai i Interit është shumë i vështirë dhe ka edhe Ligën e Kampioneve. Interi do të duhet t’ia dalë duke i përfshirë të gjithë në formacion, nuk mund të luash të gjitha këto ndeshje me dy sulmues dhe tre mesfushorë.

Interi është skuadra më e vjetër në Serinë A, e cila çdo vit humbet pjesë të rëndësishme dhe aktivizon lojtarë që rezultojnë të jenë shumë të mirë. Unë vazhdoj të them se Interi nuk e ka skuadrën më të fortë, por është më e mira për të bashkuar lojtarët dhe për t’i bërë ata të performojnë në nivelin më të lartë. Interi ka mentalitet të fortë dhe po luan shumë mirë”, deklaroi Bergomi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?