Bëri lëmsh të gjithë, sulmuesi i Anglisë vendosi një biskotë poshtë çorapeve
Calvert-Lewin bëri shaka gjatë fitores së Anglisë 5-1 kundër San Marinos, duke vendosur një biskotë në çorapet e tij. Bomberi i skuadrës së Evertonit shënoi dopietën e tij të parë me fanellën e “Tre Luanëve”.
Sulmuesi brenda pak orësh pushtoi rrjetet sociale, për shkak se në foto dukej qartë që poshtë çorapëve kishte diçka të çuditshme, duke hamendësuar se mund të kishte edhe celular Nokia.
Gjithsesi brenda pak orësh sulmuesi shuajti çdo dyshim: “Për të gjitha ta që po pyesin, kjo është ajo që kisha nën çorapë”, duke e shoqëruar foton me imazhin e biskotës.
Calvert-Lewin ka shënuar 14 gola në 25 ndeshje në Premier League. Ai ka realizuar 4 gola në 6 ndeshjet në të cilat është aktivizuar me Anglinë, teksa ka debutuar në tetor kundër Uellsit. Calvert do të jetë një kërcënim i madh për portën e Kombëtares sonë, pasi ka aftësi të shkëlqyera sulmuese, teksa mund të formojë një trinom fantastik me Sterling dhe Kane. /R.Lika-Koha Jone/