Berisha, ndër 3 portierët me më shumë pritje topash
Etrit Berisha është i treti në listën e portierëve me më së shumti pritje në Evropian
Portieri kuqezi, Etrit Berisha është i treti nga gardianët e 24 kombëtareve sa i takon numrit të pritjeve për minutat që kanë luajtur me skuadrat përkatëse.
Me gjashtë të tilla, portieri kuqezi është i treti në këtë renditje, duke mbetur pas Halldorson të Islandës me 10 pritje dhe ukrainasi Pjatov që ka bërë 7.
Gjithashtu, Kozaçik është me të njëjtën numër pritjesh me gardianin e Kombëtares shqiptare.
Babaxhan i Turqisë, me paraqitjen që bëri përballë Kroacisë, regjistron pesë pritje vendimtare për skuadrën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

