Berisha nuk e shpëton dot SPAL-in, Sassuolo fiton me përmbysje (VIDEO)

Etrit Berisha vijon të shkëlqejë te SPAL, por ka një ekip shumë të dobët që ka pësuar disfatën e tretë radhazi. Sassuolo arriti që të fitonte 2-1 me përmbysje.

Vendasit gjetën të parët rrugën e rrjetës në Ferrari me një gol të shënuar nga Bonifazi. Ekipi i De Zerbit reagoi në pjesën e dytë duke barazuar me Caputon me penallti.

Në fundin e kohës së rregullt, Jeremie Boga shënoi me kokë golin e fitores, ndërkohë që Berisha u bë protagonist me disa pritje fantastike. Sassuolo ngjitet në vendin e 12-të me 30 pikë, ndërkohë që SPAL mbetet e fundit me vetëm 15 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP