Berisha: Nuk premtoj gol,luaj për shtetin tim dhe jo për De Biazin!
Futbollisti i Skënderbeut, pjesë e përfaqësueses së Kosovës, i pyetur nëse do të luajë për t’i treguar Xhani De Biazit se e ka merituar një ftesë prej tij, Bernard Berisha, përgjigjet kështu: “Nuk premtoj gol, por do të jap më të mirën, që t’i shërbej skuadrës. Nuk do të luajmë për De Biazin, por për shtetin tonë, që të japim më të mirën dhe t’ua arrijmë qëllimeve që kemi përpara”.
Me tej ai thekson se “Të them të drejtën është një ndjenjë shumë e veçantë për të gjithë ne. Do të jetë një ndeshje festive, duhet t’ua bëjmë një mikpritje shumë të mirë atyre çunave, që na kanë bërë të gjithëve krenarë, por besoj se do të jetë edhe një spektakël futbollistik në fushë.”
KOHA JONË SONDAZH

