Berlusconi zbulon shifrën e frikshme që do të shpenzojë këtë verë te Monza

Pasi e ngjiti në elitën e futbollit italian, Seria A, synimi i radhës i Silvio Berlusconit është që ta bëjë Monzën një skuadër që të luftojë për kualifikimin në kompeticionet europiane.

Mediat italiane së fundmi kanë zbuluar se Berlusconi do të invesojtë plotë 150 milionë euro në merkato, një shifër e frikshme dhe për klubet e mëdha.

Candreva është vetëm emri i parë, por nuk do të jetë i fundit. Andrea Belotti ndërkohë është sulmuesi tjetër që ka përfunduar në orbitën e tyre.

Destro mund të jetë një alternative, por nuk konsiderohet si synimi kryesor. Skuadra e Monzas është shumë e populluar me lojtarë dhe disa vështirë se do të mbeten edhe në Serie A.

SHKARKO APP