Bernardo Silva transferohet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2028
Tashmë nuk ka më dyshime. Bernardo Silva është zyrtarisht lojtar i ri i Real Madrid. Mesfushori portugez ka nënshkruar kontratë me “Los Blancos” deri më 30 qershor 2028, duke u bërë një nga afrimet më të rëndësishme të klubit madrilen për sezonet e ardhshme.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi spanjoll përmes një komunikate zyrtare, ku thuhet: “Real Madrid dhe Bernardo Silva kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij te Real Madrid për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2028.”
Transferimi i 30-vjeçarit ishte përfolur prej javësh në mediat sportive, por tashmë marrëveshja është bërë zyrtare. Me eksperiencën e tij në nivelet më të larta të futbollit evropian dhe cilësitë teknike që e karakterizojnë, Bernardo Silva pritet të jetë një element kyç në projektin e ri të Real Madridit.
Portugezi vjen pas disa sezoneve të suksesshme në elitën e futbollit evropian, ku është dalluar për kreativitetin, vizionin e lojës dhe aftësinë për të luajtur në disa pozicione të mesfushës dhe sulmit.
Me këtë lëvizje, Real Madridi forcon ndjeshëm repartin ofensiv dhe shton një tjetër emër të madh në skuadrën e tij, në prag të sfidave të reja në kampionat dhe në arenën ndërkombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

