
Manchester City e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duelin në Bernabeo kundër Realit. Në minutën e 2-të, Bernardo Silva shokoi madrilenët me një super gol nga goditja e dënimit pas një ekzekutimi mjeshtëror duke lënë të shtangur portierin Lunin që ishte vendosur gabim.