Besëlidhja mposht Vllazninë në finale, fiton Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj

Besëlidhja është fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj të Durrësit, lezhjanët fituan 85-73 kundër Vllaznisë.

Çereku i parë pa lezhjanët të dominonin dhe e mbyllën 27-15 në avantazh. Perioda e dytë dhe e tretë foli për Vllazninë, me fitoren 17-27 dhe 23-24.

Në çerekun e katërt dhe të fundit ekipi i Besëlidhjes tregoi gjithë potencialin poshtë koshit dhe fitoi 18-7, ndërsa me rezultatin e përgjithshëm 85-73 rikthehet të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Kjo është hera e dytë që Besëlidhja merr këtë trofe, pas vitit 2023, ndërsa në vitin 2024 u renditën në vendin e dytë.

SHKARKO APP