Besëlidhja mundet në gjysmëfinale, dy ekipe kosovare në finalen e Ligës Unike
Ekipet Peja dhe Golden Eagle Ylli kanë siguruar një vend në finalen e Ligës Unike për meshkuj për sezonin 2025-2026, pas fitoreve në gjysmëfinalet e zhvilluara në sallën sportive Feti Borova.
Surpriza më e madhe e kësaj faze ishte eliminimi i Besëlidhja, skuadër që kishte dominuar fazën e grupeve pa asnjë humbje. Lezhjanët u mposhtën 76-63 nga Golden Eagle Ylli, në një sfidë ku gabimet në gjuajtjet e lira dhe ato nga distanca rezultuan vendimtare.
Në gjysmëfinalen tjetër, Peja tregoi epërsi të qartë ndaj Vëllaznimi, duke triumfuar me rezultatin 82-67 dhe duke siguruar me meritë kalimin në finale.
Finalja e këtij edicioni do të jetë një duel mes dy skuadrave kosovare, duke konfirmuar dominimin e tyre në Ligën Unike vitet e fundit. Ndërkohë, për vendin e tretë do të përballen Besëlidhja dhe Vëllaznimi.
Rezultatet:
Peja – Vëllaznimi 82-67
Besëlidhja – Golden Eagle Ylli 63-76
Finalja:
Peja – Golden Eagle Ylli
Vendi i tretë:
Besëlidhja – Vëllaznimi
KOHA JONË SONDAZH

