Beshiktashi refuzon miliona euro për Ernest Muçin
Kjo fundjavë është vendimtare për Ernest Muçin. Trabzonspori mund të aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit nga Beshiktashi, deri më 10 maj.
Gazetari Junus Emre Sel zbuloi prapaskenat nga Turqia, ku tregohet se Beshiktashi ka refuzuar ofertën prej 5 milionë eurosh. Trabzonspori synoi që ta siguronte kartonin me zbritje.
Beshiktashi ndërkohë shfaqet i palëkundur, ndërsa në kontratë është vendosur klauzola 8.5 milionë euro. Te Beshiktashi madje pretendojnë se për Muçin është shfaqur interes edhe nga klube të tjera.
Tashmë mbetet në dorën e drejtuesve të Trabzonsporit. Fakt është se trajner Fatik Teke ka dhënë aprovimin e tij për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese.
KOHA JONË SONDAZH

