Besiktas nuk dorëzohet, synon të transferojë mbrojtësin e Shqipërisë

Ardian Ismajli zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Ukrainës, duke bërë që të tërheq vëmendjen e disa ekipeve.  Interesimi është shtuar nga Besiktas, që janë vënë pas për të blerë kartonin e tij.

Ismajli ishte një kërkesë e veçantë e teknikut holandez, Giovanni Van Bronckhorst, i cili e kërkon me ngulm 27-vjeçarin, si pjesë të mbrojtjes së skuadrës për sezonin e ri.

Tashmë “gjigantëve” të futbollit turk i duhet vetëm të arrijë akordin me klubin e Empoli, për të bashkuar “shtatlartin” e mbrojtjes, me dy “yje” të tjerë shqiptar, në Stamboll, Ernest Muçi e Milot Rashica.

SHKARKO APP