Besnik Hasi kërkon Berishën te Anderlecht

Ky mund të jetë sezoni i fundit i kosovarit  Bernard Berisha te Skënderbeu. Ai ka zgjuar interesimin e skuadrës së madhe belge, Anderlecht.

Bernard Berisha mund të përfundojë tek Anderlechti i Besnik Hasit. Klubi belg po shfaq interesim të madh për mesfushorin e majtë të Skënderbeut të Korçës.

Faqja e afërt me klubin mbretëror, Anderlecht-online.be, shkruan për interesimin e tyre për Bernardin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Anderlechti nesër do të dërgojë agjentin e tij në ndeshjen mes Skënderbeut të Korçës dhe Dinamos së Zagrebit, e vlefshme për fazën e katërt të Ligës së Kampionëve. Agjenti i Anderlechtit mund të përballet me fytyra të njohura në shkallët e stadiumit, pasi edhe Club Brugge dhe Genk do të udhëtojnë për të vëzhguar Berishën”, shkruan Anderlecht-online.be.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha po shkëlqen me Skënderbeun, ndërsa ka oferta edhe nga klubet gjermane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?