Besnik Hasi, trajneri i vitit 2014 në Belgjikë
Shqipëria nuk shquhet për trajnerë në arenën ndërkombëtare, por një ish-lojtar i shquar i kombëtares sonë, Besnik Hasi, në eksperiencën e parë si trajner i një prej klubeve më të mëdha belge, rezulton të jetë më i suksesshmi i këtij vendi për vitin 2014. Arritjeve të kampionëve të Belgjikës u shtohet edhe një çmim individual, pasi Besnik hasi, 43-vjeç, është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2014 në Belgjikë. Ai fiton kështu në vitin e parë të karrierës trofeun e parë personal si trajneri më i mirë. Në votim morën pjesë kapitenët dhe trajnerët e skuadrave të Ligës së parë belge. Hasi la pas trajnerin e Club Brugge, Michel Preud Homme dhe atë të Lokerenit, Peter Maes. Hasi e mori drejtimin e Anderlechtit në muajin mars të vitit 2014 dhe arriti që ta shpallte kampion skuadrën e tij edhe pse ishte 6 pikë pas vendit të parë. Veç titullit kampion 2014, për Hasin dhe Anderlecht ka qenë e suksesshme edhe në Champions League, ku mori pjesë në fazën e grupeve, në atë më të fortin, e ku mundi të zërë vendin e 3-të, duke vazhduar me vitin 2015, në kompeticionin e Europa League. Nën drejtimin e tij mbetet ende në memoari, barazimi në Champions, 3-3, përballë të Arsen Venger, brenda në Lodër. Me origjinë nga Gjakova, me këtë çmim, Besnik Hasi i ka dhënë një sinjal ekipit tonë kombëtar, për të ardhmen, se edhe shqiptarët janë trajnerë të zotë. Hasi e shprehur dëshirën më parë, se një ditë mund të drejtojë edhe Kombëtaren e Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

