Besojeni ose jo, Cristiano Ronaldo shënon përballë robotit (VIDEO)
A është Cristiano Ronaldo një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave apo mund të mposhtet nga një portier robot i teknologjisë së fundit?
Kjo ishte dilema që krijuesi amerikan Mark Rober vendosi të testonte në një mënyrë spektakolare.
Rober vendosi përballë Ronaldos një robot-portier ultra të avancuar, i aftë të zhvendoset me shpejtësi të jashtëzakonshme përgjatë vijës së portës dhe të reagojë brenda sekondave.
Sfida kishte një qëllim të vetëm: të zbulonte nëse një makineri e programuar për perfeksion mund t’i bëjë ballë njërit prej golashënuesve më të mëdhenj në historinë e futbollit.
Eksperimenti u shndërrua në një duel të vërtetë mes fuqisë, teknikës dhe saktësisë së CR7 dhe reflekseve robotike të portierit artificial. Rezultati? Një përballje e jashtëzakonshme që kombinoi sportin me inovacionin dhe që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

KOHA JONË SONDAZH

