“Besoni te unë! Do ia mbyll gojën të gjithëve”, Marku poston video gjatë stërvitjes
Florian Marku do të rikthehet në ring më datë 30 janar pas asaj ndeshje ndaj Jamie Stewart, të cilën e dominoi, por në fund gjyqtarët vendosën për barazim 76-76, duke befasuar Markun dhe vetë komentatorin e stadiumit dhe të pranishmit e tjerë.
Tashmë sfida e radhës është ndaj Rylan Charlton, boksierit britanik me të cilin do të ndeshet në fund të muajit të parë të vitit të ardhshëm. Marku po stërvitet fort për këtë sfidë dhe është aktiv edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi ai ka postuar një video gjatë së cilës dhe përbri saj shkruan: “Do ia mbyll gojën kujtdo që ka dyshuar në aftësitë e mia dhe nuk besoi tek unë me datën 30 janar”. Lushnjari është më shumë se gati për këtë sfidë dhe pritet të dhurojë spektakël ndaj Charlton, që është 28 vjeç dhe numëron 6 fitore dhe 1 barazim. /abcnews.al