“Beteja e fundit 2015”, rregullorja “i thotë” Partizanit të shkojë si kryesues në Korçë

 

Partizani la dy pikë me Bylis në ndeshjen e javës së fundit, duke i dhënë shansin e artë Skënderbeut që të ngjitet dhe të kryesojë bashkë me të tabelën e klasifikimit, kur duhet edhe një ndeshje nga mbyllja e pjesës së parë të këtij sezoni. Megjithatë Partizani shkon me statusin e kryesuesit në ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni, kundër Skënderbeut. Aktualisht të dyja skuadrat janë në të njëjtën kuotë pikësh, nga 40 secila. Por të kuqtë nuk njohin ende asnjë humbje kurse korçarët edhe pse kanë një golavarazh më pozitiv se rivalët e tyre direkt, janë mundur në përballjen e kaluar me Partizanin.

Pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të javës së 16-të, në Kategorinë Superiore, pas barazimit të Partizanit në “Qemal Stafa” me Bylis si dhe fitores së Skënderbeut në Durres ndaj Teutës,  u ndezën debate se cila skuadër do të ishte kryesuese. Si klubet e Partizanit, ashtu edhe të Skënderbeut, në faqet e tyre zyrtare kanë vendosur në krye emrin e skuadrës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por vendos në fund FSHF, dhe sipas saj, rregullorja thotë se për klasifikimin, neni 87, pika 4, germa a, vendosin “pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara mes ekipeve përkatëse”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas kësaj pike, kreu i renditjes shkon për Partizanin, pasi në ndeshjen direkte ka fituar me Skënderbeun, me rezultatin 2-1. Është rasti tipik i njëjtë, me vendimin e UUFA-s që pas dhënies së tri pikëve në KAS për Shqipërinë, të cilat e barazuan me Danimarkën në renditje, vendoste pikërisht këta të fundit të dytët, për shkak të të njëjtës rregullore të cituar më sipër dhe që favorizonte danezët për shkak të barazimit 1-1 në ndeshjen e parë me kuqezinjtë në “Elbasan Aarena”.  Në ndryshim FSHF nuk mban të njëjtin standard, pasi në faqen e saj zyrtare në mënyrë të pakuptimtë ka vendosur si kryesuese të kampionatit Skënderbeun. Me siguri që kjo çështje ka ngacmuar psikologjikisht skuadrat dhe tifozeritë respektive.

 

Kategoria Superiore

13/12/2015

Teuta

0 – 1

Skënderbeu

Flamurtari

0 – 2

Tirana

12/12/2015

Partizani

1 – 1

Bylis

Laçi

1 – 1

Kukësi

Vllaznia

2 – 0

Tërbuni  

07/12/2015

Bylis

2 – 1

Teuta

Tirana

0 – 0

Partizani

06/12/2015

Skënderbeu

4 – 0

Laçi

 

Klasifikimi

1

Skënderbeu

16

+27

40

2

Partizani

16

+16

40

3

Teuta  

16

+5

27

4

Kukësi

16

+5

27

5

Tirana

16

+7

25

6

Laçi

16

-4

19

7

Bylis

16

-16

13

8

Vllaznia

16

-7

11

9

Flamurtari

16

-7

10

10

Tërbuni

16

-26

10

NDESHJET E RADHES

18/12/2015

Teuta

14:00

Laçi

19/12/2015

Tirana

13:00

Vllaznia

Tërbuni

13:00

Kukësi

Bylis

13:00

Flamurtari

Skënderbeu

16:00

Partizani

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?