Beteja për titull, Borusia Dortmund i jep kuptim kampionatit gjerman
Borussia Dortmund konfirmohet si skuadra anti-Bayern në Gjermani. Ekipi i Tomas Tuchel regjistroi suksesin e 8 sezonal në transfertën e Verder Bremenit me rezultatin 3-1, duke e ngushtuar në -5 diferencën me rivalët bavarezë në përfundim të 11 javëve të para të Bundesligës. Serinë e golave e hapi Marco Reus në minutën e 9, por Ujah vendosi barazpeshën në minutën e 32. Ishte Mkhitaryan që kaloi sërish në avantazh miqtë me një goditje të lehtë në minutën e 44, ndërsa ishte sërish Reus që vulosi suksesin 18 minuta nga fundi.
Në sfidën tjetër të javës së 11, Schalke 04 u ndal nga debutuesit e Ingolstad në “Veltins Arena” ku ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Golit të Levels në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Sane 13 minuta nga fundi. Në Berlin, Borussia Mounengladbach zhvilloi një tjetër 90 minutësh spektakolar duke regjistruar fitoren e 5 rresht pas 5 humbjeve në javët e para. Bardhjeshilët u imponuan me rezultatin 4-1 me gola të Ëendt, Rafael, Granit Xhakës dhe Nordtveit. Në sfidat e tjera, Augsburg barazoi kundër Mainzit 3-3, ndërsa Koln dhe Hoffenhaim morën nga një pikë në një ndeshje ku nuk arritën të shënonin asnjë gol.
Bundensliga java 11-të
30 tetor 2015
E. Frankfurt- Bayern M. 0-0
31 tetor 2015
Köln- Hoffenheim 3-3
Augsburg- Mainz 0-0
Hertha BSC- B. Mönch. 1-4
Schalke 04- Ingolstadt 1-1
Verder B. – B. Dortmund 1-3
Volfsburg- Bayer L. 2-1
1 nëntor 2015
15:30 Stuttgart- SV Darmstadt
17:30 Hamburg – Hannover 96
Klasifikimi:Bayern München 31 Pikw, Borussia Dortmund 26, Volsburg 21, Schalke 20, Hertha 17, B Mynshengl 18, Bayer Leverkusen 17, Ingolstadt 15, FC Köln 14, Hamburg 14, Darmstadt 13,Eintracht Frankfurt 13, Mainz 13, Verder Bremen 10, Hannover 8, Stuttgart 7, Hoffenheim 7, FC Augsburg 5
KOHA JONË SONDAZH

