Bien vlerat e futbollistëve në Seria A, por jo kartoni i Marash Kumbullës

Interi mbetet skuadra më e favorizuar për të transferuar Marash Kumbullën. Mbrojtësi i kombëtares sonë, ka ndezur një rivalitet mes disa ekipeve në Itali por edhe jashtë saj. “La Gazzetta dello Sport” raporton se çmimi i shkodranit krejt ndryshe nga parashikimet, nuk do të ketë efekt nga kriza.

“Marash Kumbulla do të jetë një nga emrat më të nxehtë të muajve në vazhdim, pasi ai ishte në listën e transferimeve të De Laurentiis. Tashmë Interi e ka vendosur në krye të listës së dëshirave. Para ndalesës së koronavirusit, kartoni i tij vlerësohej me 30 milionë euro.

Vlerat e lojtarëve do të bien nga kriza, por 20-vjeçai nuk do të preket nga kjo situatë. Hellas po përgatit një ankand për Kumbullën, teksa do të pranohet oferta më e lart”, shkruan gazeta italiane. Kumbulla është edhe në listën e dëshirave të United, City-it dhe Real Madridit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP