Bilanc rekord negativ tek Interi, 245 milionë euro humbje
Këshilli i Administrimit të Interit ka miratuar bilancin për sezonin 2020/2021, teksa numrat kanë arritur një rekord negativ. Bëhet fjalë për një humbje prej 245.6 milion eurosh, më e larta e të gjitha kohërave për një klub të Serie A, madje është kaluar edhe bilanci negativ i Juventusit, praj 210 milionë eurosh.
Rihapja e stadiumeve (ndonëse jo 100%), fitimet nga transferimet e lojtarëve dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të reja me sponsor ndërkombëtarë po sjell përmirësime të bilancit gjatë këtij sezoni.
Hapja me 75 për qind e stadiumeve, me shumë mundësi në javët në vijim, do të shtojë të ardhurat për zikaltërit, ndërkohë që ecuria në Champions do të ketë jo pak ndikim.