Bilanci i përballjeve me Italinë/ Në 4 ndeshje gjithmonë kanë fituar “Axurrët”

Kur jemi pak ditë nga përballja me Italinë në “Euro 2024”, është koha për të bërë prognozën. Dy herë në takime miqësore dhe dy herë në kualifikueset e Botërorit 2018, në të gjitha “axurrët” kanë triumfuar mbi Kombëtaren shqiptare.

Miqësoren e parë për italianët e vendosi autogoli i Hamdi Salihi, ndërsa 2-0 ishte rezultati i takimit tjetër, që ishte i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit të Rusisë, ku shënuan De Rossi me penallti dhe Immobile.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit në Shqipëri u fitua 1-0 nga fqinjët me golin e Candrevës. Përballja e fundit, ajo e nëntorit 2022, përfundoi 1-3 për Italinë, ku shënuan Ismajli, Di Lorenzo dhe një dopietë nga Grifo.

SHKARKO APP