Bilbao turpëron Atléticon e Simeones, triumfon 3-0 në San Mames
Athletic Bilbao ka marrë një fitore të madhe në La Liga, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Atlético Madridin në “San Mamés”, në një nga paraqitjet më të mira të skuadrës baske në këtë sezon.
Pas një pjese të parë pa gola, vendasit e nisën fraksionin e dytë me ritëm të lartë dhe gjetën avantazhin me Nico Williams. Sulmuesi bask realizoi golin e parë, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë dhe duke ndezur atmosferën në stadium.
Athletic Bilbao nuk u mjaftua me avantazhin minimal dhe vetëm pak minuta më vonë dyfishoi shifrat. Robert Navarro shënoi golin e dytë, duke e vendosur Atlético Madridin përballë një situate të vështirë.
Madrilenët tentuan të reagonin, por vendasit vijuan presionin dhe kontrolluan ritmin e lojës. Në minutat e fundit të takimit, Oihan Sancet vulosi fitoren me golin e tretë, duke shpërthyer festën në tribunat e “San Mamés”.
Me këtë rezultat, Atlético Madrid mbetet në vendin e gjashtë me 7 pikë, ndërsa Athletic Bilbao ngjitet në vendin e shtatë me 6 pikë, në pritje të përfundimit të ndeshjeve të tjera të javës.
KOHA JONË SONDAZH

