Bileta për në Euro 2024, Kombëtarja i jep 9.25 milionë euro FSHF-së

Ekipi kuqezi u kualifikua për në Euro 2024 dhe me këtë sukses të arritur, UEFA do të shpërblejë FSHF-në. Suksesi është 9.25 milionë euro, shifër kjo që do jetë e njëjtë për 24 ekipet pjesëmarrëse në këtë event.

UEFA akordon edhe bonese prej 1.5 milionë euro për çdo fitore dhe 750 mijë euro për çdo barazim në fazën finale. Nëse tanët kalojnë grupin e fazës finale, një bonus shtesë prej 2 milionë eurosh do kalonte në arkat e FSHF-së.

Veç saj, bonus prej 5 milionë eurosh do kishte edhe për secilin ekip që mbërrin në fazën gjysmëfinale.

SHKARKO APP