Blatter paguhet akoma nga FIFA
Joseph Blatter i cili ka qënë President i FIFA-s që nga viti 1998, edhe pse është i pezulluar nga çdo aktivitet sportiv për 8 vjet, po vazhdon të paguhet. Blatter do të vazhdojë të paguhet deri me datë 26 shkurt.
Deri në momentin që do të zgjidhet Presidenti i ri me datë 26 shkurt të këtij viti, Blatteri do të marrë akoma para. Nënkomisioni i auditimit të kompensimit të FIFA-s ka vendosur, që Blatter të marrë akoma pagen e tij perderisa kontrata të jetë akoma e vlefshme. Lajmi u bë i ditur nga reuters.
KOHA JONË SONDAZH

