Blatter sulmon Infantinon: Kartonët e kuq nuk mund të hiqen me telefonata politike!
Ish-presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij, Gianni Infantino, duke e akuzuar se vendimet e drejtuesit aktual të qeverisë botërore të futbollit po dëmtojnë besueshmërinë e institucionit. Blatter, i cili drejtoi FIFA-n nga viti 1998 deri në vitin 2015 dhe më pas u përball me akuza për korrupsion, nga të cilat u shpall i pafajshëm, publikoi një reagim të gjatë në rrjetin social X.
Në mesazhin e tij, ai ngriti shqetësime për ndërhyrjet politike në futboll, duke aluduar për një rast ku, sipas tij, një futbollist u lirua nga një ndëshkim pak para një ndeshjeje eliminatore të Kupës së Botës.
“Kartonët e kuq nuk anulohen nga telefonatat politike. Ata anulohen mbi bazën e rregullave, provave dhe vendimeve të organeve të pavarura. Nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara ndërhyn pranë presidentit të FIFA-s dhe një lojtar papritur shpallet i pafajshëm përpara një ndeshjeje me eliminim direkt në Kupën e Botës, atëherë lind natyrshëm pyetja: ‘Quo vadis, FIFA?’. Futbolli nuk duhet të shndërrohet kurrë në një fushë loje për pushtetin politik”, shkroi Blatter.
Deklaratat e ish-presidentit vijnë në një moment kur FIFA dhe presidenti i saj, Gianni Infantino, janë përballur me kritika të shumta lidhur me mënyrën e menaxhimit të çështjeve të ndryshme gjatë Kupës së Botës 2026.
KOHA JONË SONDAZH

