Blerim Xhemajli bëhet baba, djalit i vë emër tipik shqiptar, Luan
Blerim Xhemajli bëhet baba për herë të parë. Mesfushori me origjinë shqiptare i Kombëtares së Zvicrës dhe e fejuara e tij Erjona, njoftojnë lindjen e djalit, të cilin e kanë quajtur me emrin shqiptar Luan. Sipas gazetës “Blick”, djali erdhi në jetë gjatë ditës së shtunë, por kjo nuk e pengoi të lojtarin e Napolit të qëndronte me Kombëtaren e Zvicrës për sfidën me Estoninë. Xhemajli nuk u aktivizua për asnjë minutë në fitoren 3-0 që Zvicra arriti kundër Estonisë.
KOHA JONË SONDAZH

