Blerja e re lë nam në prezantimin te Barcelona, nuk di as të xhonglojë topin (VIDEO)
Sergino Dest u prezantua sot te skuadra e Barcelonës, por gjërat nuk është se shkuan shumë mirë. Talenti i ardhur nga skuadra e Ajax-it mesa duket u rrëmbye nga emocionet, pasi në fushën e “Camp Nou-t” e pati të vështirë edhe për të bërë xhonglime me topin.
Kjo nuk është hera e parë që blerjet e Barcelonës dështojnë në prezantim, pasi edhe Ousmane Dembele ka lënë nam në prezantimin e tij të parë në “Camp Nou”.
Mbetet të shihet nëse kanë qenë thjeshtë emocionet që kanë ndikuar, apo Dest nuk është në nivelin e skuadrës katalanase. /R.Lika-Koha Jone/