Bleu kokainë nga një i ri, arrestohet sportisti në Lojërat Olimpike në Paris

Një tjetër skandal është regjistruar në Lojërat Olimpike të Parisit. Një nga lojtarët e kombëtares australiane të hokejt ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka blerë kokainë.

28-vjeçari Tom Craig u kap në flagrancë teksa blinte kokainë nga një 17-vjeçar në lagjen numër 9 të Parisit, pranë një blloku apartamentesh.

Oficerët e policisë që surprizuan atletin dhe tregtarin e kokainës, i cili gjithashtu u arrestua. Craig, dyshohet se kishte një gram kokainë në momentin kur u ndalua.

Komiteti Olimpik Australian (AOC) konfirmoi më vonë se një anëtar i ekipit australian të hokejt është në paraburgim dhe se asnjë akuzë nuk është ngritur ende.

 

 

SHKARKO APP