Blindohet Laçi, portieri Shpëtim Moçka firmos për 2 sezone gjysmë

Skuadra e Laçit nuk është ndalur, në merkato, edhe pse kthimit nga faza përgatitore e Portugalisë. Pavarësisht zërave dhe akuzave mbi manupulimine  një ndeshje miqësore me Shtutgart, Laçi mendon për pjesën e dytë të ëktij sezoni, duke konsoliduar thuajse të gjitha repartet e fushës. Portieri vlonjat, Shpëtim Moçka është afrimi më i ri i kësaj skuadre. Trajneri Armando Cungu e konsideron të mbyllur merkaton mbi këtë blerje, ndërkohë që Laçi do të presë sot Partizanin, në përballjen e parë të këtij viti, për të startuar edhe pjesën e dytë të garës. Moçka ka nënshkruar për 2 vite e gjysmë me skuadrën laçiane. Vlonjati pritet të rrisë konkurrencën mbi portën, për faktin se portieri malazez Vujadinoviç konsiderohet i padiskuteshëm në portët. Për kurbinasit, Mocka është afrimi i 5-të në këtë merkato të dimrit, pasi më parë kanë firmosur tre mesfushorë: Mustafa, Meto, Soza, si dhe sulmuesi Mitraj. Tre sezone më parë portieri Moçka u bë protagonist një incidenti ku godit me sende të forta nga tifozët, në një ndeshje të Laçit ndaj Flamurtarit. Në atë sezon ai mbronte portën vlonjate, por duket se me kalimin e viteve, paqja është vendosur mes tyre dhe Laçi i dha portierit Moçka një shans të artë që të mbetet në Kategorinë Superiore, me një ndër ekipet që pretendon një vend në Kupat e Europës. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?