Bllokimi i merkatos së Skënderbeut, humb gjyqin me një ish-futbollist

Skënderbeu e ka humbur gjyqin ndaj ish-futbollistit Kabba Sambou dhe klubi korçar duhet t’i paguajë 64 mijë euro  (plus 5% interesa) lojtarit. FIFA ka dokumentuar faktet dhe vendimet e saj në lidhje me këtë gjyq dhe merkato e Skënderbeut, do të bllokohet në rast se kjo shumë nuk i shlyhet futbollistit brenda 45 ditëve.

Drejtuesit e klubit të Skënderbeut kanë tentuar të gjejnë një marrëveshje me avokatin e futbollistit Kabba Sambou në mënyrë që të mos paguajnë shumën e plotë, duke parë vështirësitë financiare që kanë “Ujqërit e Dëborës”.

Por, avokati dhe futbollisti nuk kanë pranuar të ulen në tavolinë bisedimi dhe presin të shlyhen 100%, pra 64 mijë euro. Në rast se Skënderbeu nuk e paguan këtë shumë për 45 ditë, do t’i bllokohen tre dritare transferimi (Merkato e janarit dhe dy merkatot e sezonit tjetër)./abcnews.al

SHKARKO APP