Bluza e kombëtares shqiptare, më e bukura e “Euro 2016”
Fituesja e parë e këtij Europiani është Shqipëria. Kështu shkruan kanali sportiv gjerman, “Sport1”.
sipas tij, bluza e kombëtares shqiptare është shpallur më e bukura e këtij Europiani. Lexuesit e faqes së Sport1 në internet kanë vendosur se bluza jonë është më e bukura.
Konkretisht, 26 mijë vota ka marrë bluza e Shqipërisë.
Më pas me 24 mijë vota vjen bluza e Turqisë. Në vend të tretë është bluza e Gjermanisë me 4.600 vota.
“Sport1” është pasaardhësi i kanalit të famshëm gjerman, DSF, i ndjekur edhe në Shqipëri.
Ndërkohë bluza është pëlqyer shumë, por ka pasur komente për çmimin e saj të shtrenjtë. Teksa ajo rezulton se është ndër bluzat më të shtrenjta të Europianit.
KOHA JONË SONDAZH

